Kosova ndan nga 100 euro për fëmijët e pensionistët për fundvit

Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të ndahen shtesat prej 100 euro për të gjithë fëmijët. Po kaq para edhe për pensionistët.

Fëmijët dhe pensionistët do të marrin nga 100 euro shtesë këtë fundvit, ka bërë me dije kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë. Qeveria pritet ta miratojë sot këtë vendim.

“Besoj ju kujtohet premtimi që çdo vit secili fëmijë do të përfitojë 50, 100 apo 150 euro, varësisht nga të ardhurat e prindërve. Sivjet kemi vendosur që të gjtihë fëmijët pa dallim të përfitojnë nga skema dhe shuma e përfitimit të jetë 100 euro”.

Ai tha se po planifikojnë “që kjo skemë të sofistikohet edhe më tutje, duke filluar zbatuimin edhe të deklarimit të të ardhurave vjetore nga të gjithë prindërit përfitues”.

Kjo, sipas Kurtit, “që të ketë dallim në mbështetje” dhe që “ata që kamë më pak të ardhura, të përfitojnë më shumë”.

“Për të gjithë pensionmarrësit këtë fundvit, me qëllim të lehtësimit të kostos së jetesës për këtë kategori të cenueshme, do të miratojmë shtesën e njëhershme prej 100 eurove, përveç pensionit të rregullt mujor që marrin”.

Ministria e Financave do të njoftojë për detajet rreth ekzekutimit të shtesave. Kryeministri Kurti, ka folur për rezultatet e Kosovës në testin PISA, ku tha se si qeveri janë të shqetësuar për to. Kurti tha se rezultatet e testit PISA, ku Kosova u rendit e 76-ta prej 80 shteteve, treguan për defekte strukturore e kronike të sistemit arsimor që sipas tij, shtrihen gjatë në të kaluarën e shoqërisë e për të cilat tha se nuk do të mund të rregullosh as për njëherë e as shpejt.

“Testi PISA po tregon që në fëmijërinë relativisht të hershme diçka nuk po shkon mirë. Qeveria angazhohet për kushte të mira të punës, të mësimdhënies e mësimnxënies, ndërsa mësimdhënësit duhet të kujdesen që të motivojnë, inspirojnë dhe të garantojnë që nxënësit po mësojnë dhe po dinë”.

Në lidhje me rezultatet e testit PISA, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, pati deklaruar se ato ishin të pritshme, duke thënë se rol në rezultat ka luajtur edhe pandemia e COVID-19./monitor

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *