Kosova pritet të marrë masa të reja: Të pavaksinuarit nuk mund të ….

Masat anti-Covid do të ashpërsohen në Kosovë. Bëhet me dije se nga data 3 janar 2022 , të gjithë personat që përdorin transportin publik duhet të posedojnë certifikatën e vaksinimit të plotë (me dy doza) kundër koronavirusit.

Sipas propozimit që ka bërë Ministria e Shëndetësisë, pasagjerët mund të udhëtojnë edhe nëse kanë një dozë vaksine, por me kushtin që të kenë edhe testin RT PCR negativ.

Edhe ata që kanë dëshminë se e kanë kaluar koronavirusin, duhet të kenë së paku një dozë vaksine për të udhëtuar me autobusë. Operatorët e trafikut janë të obliguar të caktojnë një person përgjegjës që kërkon dëshmitë e mësipërme.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *