Kosova vijon konsumin e lartë të produkteve serbe, rritet importi

Qytetarët e Kosovës duket se vijojnë konsumin e  lartë të produkteve serbe. Statistikat e Tregtisë së jashtme të Mallrave citojnë se Eksporti i mallrave muajin e kaluar kapi vlerën e 67.2 milionë Eurove, ndërsa importi 448.2 milion Euro, ku ka shënuar rritje importi i mallrave nga Serbia.

Në total mallrat serbe zënë 6.1% të eskporteve, me një vlerë prej mbi 27 milionë eurosh.

Në vitin 2022, Kosova ka importuar mallra në vlerë 371.6 milionë euro nga Serbia, e cila, sipas të dhënave nga Dogana e Kosovës llogaritet të jetë partneri i katërt tregtar i vendit në këtë aspekt.

Për t’i ulur këto shifra dhe për të ndalur blerjen e produkteve serbe këtë vit nisi një fushatë e quajtur “besa Besë”, e cila mesa duket nuk ka rezultuar e sukseshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *