Në orën 10:00 pritet të mbahet takimi në Ambasadën Amerikane për të diskutuar çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Kështu është bërë e ditur në ftesën që Ambasada amerikane ju ka dërguar pjesmarrësve në takim.
“Me 31 janar, Ambasada e Amerikës do të mbajë një diskutim për çështjen e Asociacionit. Unë ju ftojë ju, ose përfaqësuesin e juaj të na bashkohet në këtë diskutim, të cilin do ta udhëheq unë.Ambasada e SHBA-ve do të bashkojë një grup të ndryshëm drejtuesish të shoqërisë civile, zyrtarë qeveritarë, liderë politikë dhe diplomatë për të diskutuar këtë temë të rëndësishme. Objektivi ynë është të dëgjojmë drejtpërdrejt nga palët e ndryshme të interesit për Asosacionin Serb në Kosovë, në mbështetje të Dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ne po e organizojmë këtë diskutim në përputhje me qëllimin tonë të kahershëm për të avancuar integrimin e Kosovës në strukturat evropiane dhe euroatlantike dhe si reflektim i miqësisë sonë të gjatë dhe mbështetjes për popullin e Kosovës. Ngjarja do të ndjekë rregullin e Chatham House. Diskutimi do të zhvillohet të martën në mëngjes, më 31 janar nga ora 10:00 deri në ora 12:00 në Ambasadën Amerikane” thuhet në ftesën e tyre.
Në këtë takim pritet të marrin pjesë perfaqësues nga Qeveria dhe Presidenca si dhe nga partitë politike opozitare.
Pjesë e këtij takimi pritet të jenë edhe përfaqësues nga shoqëria civile dhe diplomatë.