Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott ka kërkuar që Deklarata për të Zhdukurit, e miratuar më 2 maj në Bruksel nga Kurti dhe Vuçiç, të zbatohet sa më shpejt.
Pas vizitës në Qendrën Burimore të Personave të Zhdukur të enjten, Abbott u shpreh se familjet e të zhdukurve dhe komuniteti do të besojnë në këtë angazhim vetëm nëse palët fillojnë ta zbatojnë atë.
“Vitet po kalojnë dhe pikëllimi i familjarëve të të zhdukurve nuk shuhet. Ne duhet të diskutojmë së bashku, në nivel njerëzor, për të mësuar për të dashurit tanë. Këto ishin mesazhet që mora nga takimi im me të rinjtë në Qendrën Burimore të Personave të Zhdukur.
Mbretëria e Bashkuar mirëpret angazhimin e Presidentit Vuçiç dhe Kryeministrit Kurti për të miratuar Deklaratën e Personave të Zhdukur. Familjet dhe shoqëria e gjerë në Kosovë dhe Serbi do t’i besojnë këtij angazhimi vetëm nëse qeveritë e zbatojnë atë. Ndaj bëj thirrje për implikimin e shpejtë të saj” – shkroi ai në Twitter.
Years are passing &the grief of the family members of the missing does not go away. We must discuss together, at a human level, to find out about our loved ones. These were the messages that I took from my meeting with youth at the Missing Persons Resource Centre. 1/2 pic.twitter.com/Hl8hmFoIj5
— Nicholas Abbott (@nickabbottfcdo) May 4, 2023