Një grua është arrestuar pasi ka braktisu fëmijët e saj. Ngjarja ka ndodhur në Hajvali të Kosovës. Sipas Policisë, gruaja ka kërkuar që fëmijët t’i dërgojë te ish-bashkëshorti i saj.
“Pas intervistimit me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në paraburgim” – bëhet e ditur në njoftim.
Grupi hetimor ndërkohë ka nisur punën për të zbardhur motivet e vërteta, që kanë detyruar nënën t’i braktisë fëmijët e saj.