Kosovë/ Bllokohet rruga në pikën kufitare në Merdar

Rruga në afërsi të pikëkalimit kufitar Merdar mes Serbisë dhe Kosovës është bllokuar pasditen e së premtes nga qytetarë serbë.

Dy makina, njëra me flamur serb, dhe disa persona janë vendosur në mes të rrugës që çon në këtë pikë kufitare. Paralajmërohet se të njëjtën gjë do të bëjnë edhe në pikat tjera kufitare – Jarinje dhe Bërnjak, si dhe në Kula, afër kufirit Kosovë-Mali i Zi.

Në Jarinjë, ndonëse pikat kufitare nuk janë mbyllur zyrtarisht, qarkullimi është i kufizuar, kryesisht me maune të mëdha.

Qytetarët serbë kanë njoftuar se bllokadat janë një “reciprocitet” ndaj veprimeve të Qeverisë së Kosovës në veri. Autoritetet e Kosovës janë kritikuar për mbylljen e institucioneve serbe në veri, që ka nxitur këtë protestë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *