Në kuadër të vizitës në Prishtinë dhe Beograd, të dërguarit e SHBA-së dhe BE-së, Gabriel Escobar dhe Mirosllav Lajçak, kanë nisur takimin me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin.
Ata pritet që gjatë ditës të takohen edhe me përfaqësues të partive në Kosovë, përshirë Listën Serbe.
Një ditë më parë, Escobar dhe Lajçak u takuan me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, të cilit i kërkuan qetësimin e situatës në veri, mbajtjen e zgjedhjeve të reja dhe kthimin në dialogun e Brukselit.
Më vonë gjatë ditës, Escobar dhe Lajçak do të udhëtojnë drejt Beogradit, ku, sipas njoftimeve, në orën 18:30 do të takohen me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.