Kosovë/ Kërcënohet një polic, gjen 10 fishekë para derës së shtëpisë

KOSOVË– Një polici në Gjilan i kanë dërguar një mesazh, duke i lënë para derës së shtëpisë 10 fishekë. Ngjarja mund të ketë ndodhur si shenjë paralajmërimi që ka të bëjë me punën

Ka qenë vetë polici, i cili ka gjetur fishekët para derës së oborrit të tij. Ai ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen kërcënuese.

Njoftimi i plotë i policisë:

KANOSJE NDAJ PERSONIT ZYRTAR/ Gjilan 20.11.2021-13:29. Ankuesi mashkull kosovar, pjesëtar i PK-së, ka raportuar se para derës së oborrit, ka hasur 10-fishekë të kalibrit 7.62 mm. Ankuesi dyshon se kjo është kanosje dhe ndërlidhet me punën e tij në polici. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori. Rasti është duke u hetuar.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *