Tre efektivë policisë janë plagosur në Kosovë si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në Mitrovicë.
Sipas mediave vendase, ngjarja është shënuar pranë një kryqëzimi në veri të Mitrovicës, ku një i ri që udhëtonte me shpejtësi nuk ka respektuar rregullat e kodit rrugor dhe hyri me shpejtësi të madhe, duke përplasur makinën e efektivëve në detyrë.
Fatmirësisht policët e plagosur janë dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore jashtë rrezikut për jetën, ndërsa është shoqëruar në polici i dyshuari si shkaktar i këtij aksidenti.