Kosovë/ Ministrja e Drejtësisë: Ata që dënohen për dhunë në familje dhe përdhunim nuk mund të pajisen me leje e drejtimi

Pak kohë më parë Kosova u trondit nga rasti i 11-vjeçares e cila u përdhunua nga 5 persona rast që pati  reagime të shumta ku u mbajtën edhe protesta ku morën pjesë shumë fytyra publike dhe filluan të merren masa së fundmi duket se lidhur me vepra të tilla penale ose edhe vepra si dhuna në familje tmerrësisht e përhapur  Kosova do të ndëshkojë personat që dënohen për dhunë në familje dhe përdhunim duke mos i dhënë të drejtën të pajisen me leje drejtimi.

Së fundmi Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka njoftuar se ata që dënohen për dhunë në familje dhe përdhunim nuk mund të pajisen me lejen e drejtimit të automjetit.

Njoftimi i Plotë:

Me ndryshimet në Kodin Penal, dënimet plotësuese ndaj atyre që shpallen fajtorë për dhunim seksual dhe dhunë në familje do të jenë:

Ndalimi i kandidimit në çdo pozitë publike në nivel lokal dhe qendror

Ndalimi i punësimit në institucione publike në të gjitha nivelet

Marrja e lejes së vozitjes e të gjitha kategorive

Ndalimin e blerjes në ankande publike dhe shërbime tjera

Ndalimi i aplikimit si investitor strategjik dhe privilegje tjera nga legjislacioni

Për këto vepra do të shkurtohen afatet e gjykimit ashtu që të njëjtat nuk do të zgjasin më shumë se 1 vit

Për dhunuesit nuk do të ketë zbatim të zbutjes së dënimit.

Për dhunuesit vetëm masë e paraburgimit

VEPËR E RE PENALE nga sot:

Penalizohet testimi i virgjërisë

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *