Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Prishtinë, ku 5 vëllezër kanë qëlluar me armë drejt Policisë.
Kjo e fundit ka dalë me një njoftim zyrtar, ku ka sqaruar dinamikën e ngjarjes, dhe ka bërë me dije se 5 vëllezërit kanë rënë në pranga.
Polica njofton se mbërriti në shtëpinë e pesë vëllezërve, të cilëve nuk u bëhet i ditur identiteti, pas disa raportimeve se në shtëpinë e këtyre të fundit po kryhej një vjedhje dhe ka patur të shtëna me armë.
Më pas, ata kanë qëlluar drejt forcave policore për arsye të paqarta, shkruajnë mediat kosovare.
Sipas njoftimit të Policisë së Prishtinës, në vendngjarje u konfiskuan dy armë automatike tip ‘AK-47, një mitraloz dhe 71 copë fishekë.