Kosovë/ Në pranga një shtetas, sulmoi efektivët e policisë

 

Një shtetas në Ferizaj është vënë në prangat e policisë pasi nuk ka zbatuar urdhrin e policisë, duke refuzuar vendosjen e prangave.

Autori është përplasur fizikisht me dy efektivët e policisë, dhe po ashtu ka dëmtuar derën e komisariatit.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ndërsa një prej efektivëve është dërguar në spital për të marrë trajtim mjekësor.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në burg, ndërsa vazhdojnë hetimet për rastin.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *