Kosovë/ Përkujtohet sot 42-vjetori i rënies së Tahir Mehës

Sot, do të shënohet 42-vjetori i rënies së Nebih dhe Tahir Mehës, të cilët nga kulla e tyre në Prekaz i ishin kundërpërgjigjur me armë policisë dhe ushtrisë jugosllave, që kishin shkuar t’i arrestonin.

Në mëngjesin e 13 majit 1981, forca të mëdha policore dhe ushtarake kishin rrethuar kullën e Nebih dhe Tahir Mehës, të cilëve u kishin kërkuar që të dorëzoheshin, por në vend të dorëzimit, ata i ishin përgjigjur me të shtëna të pushkëve, ku luftimet kishin zgjatur për tërë ditën, deri në orët e mbrëmjes.

Në luftime heroikisht kanë rënë Nebihu dhe Tahiri, kurse të vdekur kanë mbetur edhe disa policë serb, numri i saktë i të cilëve nuk është bërë i ditur asnjëherë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *