Kosovë/ Policia arreston drejtuesin i Mbrojtjes Civile në Veri, 3 policë të lënduar

 

Tre pjesëtarë Policisë së Kosovës janë të lënduar gjatë një aksioni në veri të Kosovës,ku është arestuar njëri prej një prej organizatorëve të dhunës së ushtruar ndaj ushtarëve të KFOR gjatë protestave të dhunshme të mbajtura në Zveçan, në veri, më 29 maj 2023, bëri të ditur sot ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Svelça.

Në pranga ka rënë Millun Millenkovic i njohur me nofkën Llune, që dyshohet të jetë njëri nga udhëheqësit e bandës kriminale në veri me emrin “Mbrojtja civile”.

“POLICIA E KOSOVËS SOT KA ARRESTUAR MILLUN MILLENKOVIC- LLUNE, NJË NGA UDHËHEQËSIT E FORMACIONIT KRIMINAL “MBROJTJA CIVILE” DHE PRIJËSIN E BANDAVE KRIMINALE QË NDËR VITE KANË TERRORIZUAR QYTETARËT TANË, KANË SULMUAR PJESËTARËT E POLICISË SË KOSOVËS DHE INSTITUCIONET E REPUBLIKËS SË KOSOVËS. I NJEJTI KA QENË EDHE ORGANIZATORI KRYESOR I SULMEVE NDAJ FORCAVE TË KFOR-IT DHE POLICISË SË KOSOVËS NË ZVEÇAN” SHKRUAN MINISTRI I BRENDSHËM, XHELAL SVELÇA NË NJË POSTIM NË FACEBOOK.

Gjatë aksionit janë lënduar tre policë.

GJATË ARRESTIMIT TË TIJ, JANË SULMUAR ZYRTARËT E POLICISË SË KOSOVËS ME Ç’RAST TRE NGA TA JANË TË LËNDUAR LEHTË.  SIÇ EDHE E KAM THEKSUAR NË VAZHDIMËSI, KOHA E BANDAVE KRIMINALE NË VERIUN E VENDIT TONË KA PËRFUNDUAR. TË GJITHË INDIVIDËT APO GRUPET KRIMINALE QË KANË CËNUAR SIGURINË DHE RENDIN KUSHTETUES TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, DO TË PËRBALLEN ME DREJTËSINË. REPUBLIKA NUK DO TË ZMBRAPSET”, SHKRUAN XHELAL SVEÇLA.

Prej 26 maji, serbët në veri janë duke protestuar kundër vendosjes së kryetarëve të rinj, shqiptarë të komunave në objektet komunale në veri. Protestat fillimisht ishin të dhunshme dhe më 29 maj pati përplasje. 30 ushtarë të KFOR-it, disa policë të Kosovës dhe gazetarë u sulmuan. Më pas situata u qetësua por sot serbët janë ngritur sërish në protestë për të kërkuar lirimin e Millun Millenkovic

Zëdhënësi i KFOR-it, kolonel Andrea Gallieni, javën e kaluar deklaroi se pas protestave të dhunshme në Zveçan, ishin disa grupe kriminale.

Millun Millenkoviç

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *