Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka reaguar në lidhje me marrëveshjen e dokumenteve mes Kosovës e Serbisë.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Xhaçka shkruan se ky është një lajm i mirë për rajonin, duke theksuar se dialogu është rruga e duhur.
“Një lajm shumë i mirë për rajonin. Kosova dhe Serbia kanë një marrëveshje nga e cila përfitojnë si shqiptarët ashtu edhe serbët. Dialogu është gjithmonë rruga. Urime të dy liderëve dhe mirënjohje BE për lehtësimin e dialogut”, shkruan ajo.