Një shpërthim ka ndodhur në afërsi të stacionit të policisë në veri të Kosovës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit në rrugën “Petar Kral”. Raportohet se nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar.
“Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar një shtyllë elektrike dhe një veturë. Policia është duke e trajtuar rastin si ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’” – tha Veton Elshani, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajon e veriut për Telegraf.
Sakaq, disa ditë më parë eksperti i sigurisë Agim Musliu, deklaroi se sipas të dhënave që ka marrë instituti OCTOPUS nga opozita serbe në Beograd, presidenti Aleksandër Vuçiç ka urdhëruar Milan Radoiçiçin që të fillojë rebelimin e serbëve në komunat veriore të Kosovës.