Kosovë, shumica nuk ka kuorum, ndërpritet seanca

Kuvendi i Kosovës ndërpreu seancën e votimit të ligjit për pagën minimale. Shkak për këtë u bë mungesa e kuorumit në sallë.

Deputetët e PDK-së e të AAK-së e lëshuan sallën e Kuvendit. Derisa votohej, deputetë të PDK-së thirrnin “cmenduri, cmenduri, cmenduri‘

Ndërkohë me herët në një votim PDK nuk arriti të kaloj mocionin për shtyrje të pikës për pagën minimale.

Në seancë, nga 87 deputetë të pranishëm, 32 vota ishin pra, 1 kundër e 51 abstenime. Edhe votimi i parë për të njëjtën pikë nuk mori votat e duhura.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpër për projektligjin për pagën minimale: ‘S’keni me mujt me kalu këtë ligj, turp të keni, nuk bën me me lujt, me i poshtëru veteranët”, ka thënë Haradinaj.

Për këtë projektligj, të hënën kanë protestuar veteranët, të cilët janë futur edhe në oborrin e Kuvendit ku kanë mbetur të plagosur 2 policë dhe një protestues.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *