Studentët e Fakultetit të Edukimit në Kosovë kanë organizuar një protestë paqësore, ditën e sotme, nga ku kanë bërë thirrje për bojkotim të produkteve serbe. Sipas tyre, populli duhet të ndëgjegjësohet dhe të ndalojë blerjet e këtyre produkteve. Në këtë mënyrë do të fuqizohet ekonomia e Kosovës dhe jo ajo e Serbisë.
“Arsyeja që kemi organizuar këtë marshim paqësor është që të kujtojmë atë që ka kaluar populli ynë, ku ne deri më tani kemi ushqyer armikun tonë me duart tona. Më mirë të rrimë pa ngrënë se të ushqehemi nga helmi i tyre. Më mirë të fokusohemi te produktet vendore, të fuqizojmë shtetin tonë, ushtrinë tonë dhe jo atë të serbëve” – u shpreh njëra prej protestueseve.
Ndër të tjera, studentët u shprehën se historia qe harrohet përsëritet, prandaj në këto momente duhet të luftojmë në këtë mënyrë, duke bojkotuar produktet serbe. Sakaq, pankartat që mbanin në duar lexonin “Duaje tënden”, “Ata barrikadojnë rrugët, ne barrikadojmë ekonominë e tyre”, “Mos e forconi armikun”.