Kosovë/ Sulmohet fizikisht efektivi gjatë kontrollit…

Një efektiv police është sulmuar nga një pasagjer gjatë kontrollit të një automjeti në Prishtinë. Mediat raportojnë se ngjarja ka ndodhur një ditë më parë. Sipas njoftimit të policisë, efektivi dhe pasagjeri kanë marrë trajtim mjekësor ndërkohë që po hetohen rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

“Rr. Fahri Fazliu, Prishtinë 28.03.2023-01:00. Lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar, pjesëtar i PK-së, i cili derisa ka qenë në kryerje të detyrës zyrtare, gjatë legjitimit të një automjeti është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar (pasagjer). Viktima dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor, me vendim të prokurorit , rast në procedurë të rregullt.”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *