Një efektiv policie është sulmuar fizikisht nga një person në pikën e kalimit kufitar në Jarinjë të Kosovës.
Sipas policisë, autori ka goditur efektivin është larguar në drejtim të paditur. Punonjësi i policisë aktualisht ndodhet në spital dhe po mbahet nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë:
“PKK. Jarinje 21.03.2023-17:50. I dyshuari mashkull kosovar është ndaluar nga Policia për procedura policore, dhe i njëjti duke sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policor është larguar në drejtim të panjohur të kufirit. Rasti është duke u hetuar, përderisa zyrtari ka pranuar tretman mjekësor”