Kosovë/ Sulmoi policët e pikës kufitare, arrestohet shtetasi serb

Policia e Kosovës ka arrestuar ditën e sotme një shtetas serb në pikën kufitar të Jarinjës pasi ka sulmuar policët.

Sipas njoftimit, shtetasi serb nuk posedonte dokumentacionin e nevojshëm për të hyrë në Kosovë.

Pas refuzimit për hyrjes, dyshuari ka nisur të fyejë zyrtarët policorë që ishin në detyrë zyrtare në pikën kufitare.

“Të dyshuarit i është kërkuar nënshkrimi i dokumentit/vendimit për refuzim të hyrjes në vendin tonë. Ai nuk ka pranuar të nënshkruajë atë vendim dhe ka sulmuar njërin nga zyrtarët policor të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Polici i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë.

I dyshuari është shoqëruar në polici, ndërsa ndaj tij është ngritur akuza “sulm ndaj personit zyrtar”.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *