Një lokal që organizonte ceremoni martesore në qyetetin e Pejës ka rënë pre e një vjedhjeje në orët e para të mëngjesit të së martës. Në ambientet e lokalit janë mundur të merren nga kasaforta një shumë prej 25 mijë euro.
Mungesën e shumës së parave e vuri re vetë pronari i restorantit, i cili lajmëroi autoritetet.
Policia e Kosovës bën me dije se ka nisur hetimet në lidhje me rastin dhe po kryhen të gjitha veprimet për të identifikuar autorin ose autorët.
“Policia e Kosovës janë në koordinim me prokurorin e shtetit ku janë nënshkruar disa autorizime për policinë, në mënyrë që fillimisht të identifikohet personi apo personat e mundshëm që e kanë kryer këtë vepër penale dhe të merren veprimet tjera shtesë që të ndriçohet në plotëni kjo vepër penale”, tha Zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.