U gjeten nga Policia e Kosovës 33 bimë narkotike të llojit kanabis sativa, me gjatësi prej 190 cm deri në 290 cm të gjita këto në oborrin e një shtëpie në Gjakovë.
Policia ka gjetur po ashtu edhe sasi tjetër të bimëve narkotike, të cilat sipas njoftimit, po thaheshin në një mënyrë të pazakontë në shtëpinë e të dyshuarit.
Njoftimi i Policisë:
Gjatë kontrollit në oborrin e tij, përkatësisht tek ara me misër janë gjetur të kultivuara 33 bimë narkotike të llojit kanabist sativa me gjatësi prej 190 cm deri 290 cm. Po ashtu gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar në cilësinë e provës materiale dëshmitë si në vijim:
Dëshmia D#1 – Një sasi e substancës narkotike e dyshuar si marihuanë, e cila ishte duke u terur me peshë rreth 448 gram, Dëshmia D#2 – Një qese najloni e mbushur me substancë narkotike e dyshuar si marihuanë me peshë rreth 112 gram, e cila është gjetur në veturën e të dyshuarit, Dëshmia D#3 –
Një peshore elektronike, Dëshmia D#4 – Mostër nga bima e dyshuar narkotike dhe Dëshmia D#5 – Mostër nga bima e dyshuar narkotike.