Një 4-vjeçar dyshohet se ka rënë në kanalin e Ibër-Lepencit, në Vushtrri, të Kosovës, mbrëmjen e së hënës. Lidhur me rastin zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti, tha se kjo është një nga pistat e dyshimit.
Ai ka thënë se operacioni i shpëtim-kërkimit, i cili nisi dje, pritet të rifillojë sot.
“Janë dyshimet e para se ai mund të ketë rënë në kanalin e Ibër –Lepencit, por ende nuk kemi ndonjë rezultat konkret. Ai është zhdukur, nuk është parë nga bashkëmoshatarët e tij. Sot pritet të rifillojnë kërkimet,”- tha Zahiti.
Në pamjet e publikuara shihet dhe kanali ku dyshohet se ka rënë 4-vjeçari./KosovaPress