‘Kostot e jetesës po rriten’/ Kryemadhi: Arsimi prioritet kombëtar! Propozimet e LSI-ë, do t’i drejtohen Kuvendit

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, deklaroi sot se Komisioni i arsimit pranë LSI-së, ka diskutuar ditën e sotme rreth propozimeve në lidhje me buxhetin e shtetit për vitin 2022.

Propozime të cilat, Kryemadhi bëri me dije se, do t’i drejtohen Kuvendit të Shqipërisë me qëllim rikthimin e arsimit në prioritet kombëtar.

“Komisioni i arsimit pranë LSI, diskutoi sot propozimet e mundshme që do t’i drejtohen Kuvendit të Shqipërisë në lidhje me buxhetin e shtetit për vitin 2022, për ta kthyer arsimin në prioritet kombëtar.

Jeta parlamentare duhet të vendoset në funksion të zgjidhjeve të prekshme për jetët e qytetarëve tanë.

Në këto kohëra të vështira ku të rinjtë po largohen, kostot e jetesës po rriten, vizioni i përbashkët duhet të jetë edukimi sa më cilësor i brezit të ri, si një çelës drejt një të ardhme më të mire, për ata vetë dhe të gjithë shoqërinë tone”,- tha më tej Kryemadhi.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *