Në lidhje me ndarjen nga jeta të shkrimtarit Ismail Kadare ka folur në emisionin “5 Pyetjet” ka folur shkrimtari Odise Kote.
Ai ndarë një detaj në lidhje me marrëdhënien e diktatorit Enver Hoxha me Kadarenë.
‘Në fakt kanë bashkëjetuar në diktaturë. Diktatorit pas famës pas mbrojtjes që perëndimi dhe sidomos Franca i dha veprës së Kadaresë si shkrimtar, diktatori matej kafshonte gjuhën, bënte lëshimet e radhës. Asnjëherë nuk e ka dashur shkrimtarin Ismail Kadare. Është një raport i ndërlikuar që nuk shtjellohet në një emision. Por pa dyshim që ka qenë një raport midis një diktatori tinëzar dhe hileqar dhe një shkrimtari që e kishte kapërcyer epokën, kohën e vet kufijtë e Shqipërisë. Ishte nga zërat më të rëndësishëm letrarë të Europës” u shpreh ai.