Koulibaly zyrtarisht i Chelsea: Ja kush ma bëri të lehtë transferimin

Kalidou Koulibaly është zyrtarisht lojtar i Chelsea. Qendërmbrojtësi senegalez ka firmosur me londinezët deri më 30 qershor 2026 dhe është përforcimi i dytë i bluve, pas Raheem Sterling.

Chelsea e bleu Koulibaly për 40 milionë euro nga Napoli, kur i kishte mbetur edhe një vit kontratë. Mbrojtësi pasi firmosi ka deklaruar: “Jam shumë i lumtur të jem te Chelsea.

Është një klub i madh dhe ka qenë ëndrra ime gjithmonë të luaj në Premier League. Chelsea më bëri ofertë i pari të më merrte në vitin 2016, por nuk u realizua transferimi.

Kur erdhën sërish dhe më bënë ofertë sërish, pranova pasi ata donin me të vërtetë që unë të luaja për ta në Premier League. Fola me Mendy dhe Jorginho dhe ata ma bënë më të lehtë zgjedhjen”. / abcnews.al

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *