Ylli i “Keeping Up With The Kardashians” Kourtney Kardashian Barker, ka futur në dyshime fansat e saj pas fotove që ka publikuar së fundmi. Ajo shfaqet e veshur me bikini teksa në një prej pozave, ka vendosur dorën në barkun e saj. Pikërisht, këtu nis edhe dyzimi i fansave, të cilët spekulojnë se Kourtney është shtatzënë.
Kourtney Kardashian dhe Travis Barker u martuan me tre ceremoni të ndryshme, njëra më e veçantë se tjetra. Ata u siguruan t’i thonë shumë herë “PO” njëri-tjetrit dhe deshën t’i tregojnë botës sa të lumtur janë së bashku. Vazhdimisht në rrjete sociale, Kourtney dhe Travis rrëfejnë sa të dashuruar janë, çfarë janë të gatshëm të bëjnë për njëri-tjetrin dhe si planifikojnë ta kalojnë të gjithë jetën bashkë.
Por, për një pjesë të fansave nuk është kështu. Ka shumë prej tyre që besojnë se Kourtney është në rrezik nga kjo martesë, pasi Travis Barker nuk është i duhuri për të. Ata pretendojnë se Travis do ta tradhtojë edhe yllin e “KUWTK”, ashtu siç ka bërë me ish-bashkëshorten e tij, duke shkatërruar familjen që kishin krijuar.
Për më tepër, fansave nuk i pëlqen fakti që para se të lidhej me Kourtney-n, Travis kishte fiksim motrën e saj, Kim-in. Ai jo vetëm që e kishte shprehur publikisht pëlqimin e tij, por ish-gruaja e kishte akuzuar se mes tij dhe Kim kishte diçka. Por, kjo nuk duket aspak problem për Kourtney-n.