Kovaçevski nuk do të shkojë në Kiev me Abazovic dhe Ramën: Nuk kam kohë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, nuk do të vizitojë Kievin së bashku me kryeministrat e Malit të Zi dhe Shqipërisë, Dritan Abazovic dhe Edi Rama, njoftuan mediat maqedonase.

Nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut kanë thënë se për shkak të agjendës intensive të kryeministrit, Kovaçevski nuk mund të shkojë në Kiev gjatë kësaj periudhe dhe për këtë e kanë refuzuar ftesën.

“Thirrja që ju kërkoni i referohet periudhës kur ka dalë agjenda e kryeministrit dhe për shkak të pamundësisë për ta ndryshuar, fatkeqësisht nuk kemi mundur të përgjigjemi pozitivisht. Mbështetja jonë për Ukrainën dhe popullin trim ukrainas është e qartë dhe e pa rezervë. Jemi mirënjohës për ftesën për vizitë, e cila besojmë se do të realizohet së shpejti”, ka thënë qeveria e Dimitar Kovaçevskit.

E përditshmja malazeze Vijesti raportoi më herët se kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë pranuan idenë e Dritan Abazovic për të vizituar së bashku kryeqytetin ukrainas Kiev edhe pse në shumë media thuhej se nuk ishte caktuar ende një datë e saktë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *