Gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar nga Vettingu, të cilët kanë pasur për trup gjykues anëtarin e shkarkuar të KPA-së Luan Daçi kanë kërkuar rishikimin e vendimit për shkakimin e tyre.
Shkak për këto kërkesa ka qënë vendimi i Gjykatës së Strasburgut për ish-prokurorin Besnik Cani, e cila i ka dhënë të drejtë rishikimit të vendimit.
KPA ende nuk ka marrë asnjë vendim për shqyrtimin e kërkesave të dërguara deri më tani. Por ato janë pranuar dhe janë hedhur në short për caktimin e trupës gjykuese.
Ish-prokurori Cani ishte konfirmuar në detyrë nga Komisioni i pavarur i Kualifikimit në vitin 2018, por dy vjet më pas Kolegji konstatoi mungesë të burimeve të ligjshme që të justifikonin pasurinë e tij.
Në Kolegj ai zhvilloi një betejë kundër gjyqtarëve Luan Daci dhe Ardian Hajdari, duke pretenduar se ishin emëruar në detyrë në kundërshtim me parashikimet ligjore, duke kërkuar përjashtimin e tyre. Por Kolegji nuk i mori parasysh kërkesat e tij. Ish prokurori gjithashtu bëri kallzim penal anëtarit të Kolegjit, Luan Daci. Gjykata e Strasburgut vlerësoi se forma më e përshtatshme e dëmshpërblimit për ish prokurorin Cani, do të ishte rihapja e procesit dhe rishqyrtimi i çështjes.