KPA konfirmon shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Albano Çepele

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi sot të lërë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për shkarkimin e gjyqtarit të Shkodrës, Albano Çepele.

Në vendimin e KPA thuhet se, “trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 5/2021, datë 21.01.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Albano Çepele kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 317, datë 20.11.2020.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në germën “a”, të pikës 1, të nenit 66, të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi lënien në fuqi të vendimit nr. 317, datë 20.11.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Albano Çepele.

Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *