KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit të Apelit të Vlorës, Nazmi Troka

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) për shkarkimin e gjyqtarit të Apelit të Vlorës, Nazmi Troka.

Gjyqtari u shkarkua në 2021 pasi dështoi të provonte burimet e ligjshme të pasurisë që zotëron dhe u gjet se ushtronte aktivitetin e fermerit, një profesion në papajtueshmëri me detyrën e tij.

Gjithashtu, u konstatua mospërputhja në deklarimin e të ardhurave të tij nga bujqësia dhe huaja prej 25 mijë euro nga kunati. Vendimi i KPA-së është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *