KPK e shkarkoi nga detyra, KPA do të japë vendimin përfundimtar për gjyqtaren e Kavajës në 22 shtator

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka zhvilluar gjatë ditës së sotme seancën gjyqësore pas ankimimit të gjyqtares së Kavajës Entela Shedula kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Entela Shedula paraqiti konkluzionet përfundimtare, duke i kërkuar Kolegjit ndryshimin e vendimit nr. 254, datë 04.06.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin e saj në detyrë.

Pasi dëgjoi konkluzionet përfundimtare të subjektit të rivlerësimit, trupi gjykues u tërhoq për marrjen e vendimit përfundimtar, të cilin do ta shpallë më datë 22 shtator 2022, ora 15:00.

Entela Shedula e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1996. Ajo ka punuar për një kohë të gjatë si gjyqtare në Gjykatën e Kavajës dhe prej vitit 2011 mban pozicionin e kryetares së kësaj gjykate.

KPK vendosi më datë 4.6.2020 shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Entela Shedula, me detyrë gjyqtar/drejtues i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *