Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë gjyqtaren e Gjykayës së Pogradecit Ina Hoxhaj, të cilës nuk iu gjetën probleme me pasurinë.
Hoxhaj përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2015 dhe pas një periudhe stazhi në Gjykatën e Tiranës, u emërua në Gjykatën e Pogradecit. Prej vitit 2018 ajo është komanduar si ndihmës magjistrate pranë Gjykatës së Lartë me afat 5-vjeçar.