Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK ka shkarkuar nga detyra gjyqtaren e Gjykatës së Tiranës, Fida Osmani.
Mësohet se Komisioni gjatë seancës dëgjimore më 21 prill, ka konstatuar pamundësi financiare të familjes së gjyqtares për krijimin e pasurive si dhe konflikt interesi në gjykimin e disa çështjeve.
Ndërkohë, gjyqtarja ka pretenduar se e kishte përmbysur barrën e provës dhe kërkonte çelje të hetimit edhe për dy kriteret e tjera.
Ky proces i vetingut për rivlerësimi u kryesua nga Valbona Sanxhaktari, me relatore Xhensila Pine dhe anëtar Olsi Komicin.
Kujtojmë se Fida Osmani e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000, si gjyqtare në Gjykatën e Tiranës.