Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Tiranës, Sokol Malaj.
Sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, prokurori Sokol Malaj duket se ka vepruar në papajtueshmëri me detyrën e prokurorit me zotërimin e aksioneve të një kompanie, ndërsa u relatuan edhe bilance negative në shtimin e pasurisë gjatë seancës dëgjimore. Malaj i kundërshtoi gjetjet e KPK-së dhe kërkoi konfirmimin në detyrë.
Gjithashtu KPK mori vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Durrësit, Petraq Çurri.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit gjeti mungesa të burimeve financiare në vlera të mëdha për krijimin e pasurive të gjyqtarit të Durrësit, Petraq Çuri, por ai pretendoi se gjendej në kushtet e pamundësisë objektive për të dokumentuar të ardhurat nga avokatia.