Kanë dalë detaje të reja nga raporti i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, sa i përket prokurorit të shkarkuar Arjan Ndoja, të cilit iu bë atentat prtanë mbikalimit të Shkozetit, ku mbeti i vrarë shoferi i tij.
Në dosjen e KPK, theksohet, se Ndoja akuzon Plarent Dervishajn si urdhërues ndaj atentatit ndaj tij.
Në raportin e KPK theksohet se në celularin e Arjan Ndojës, pasi ai i mbijetoi atentatit janë gjetur materiale të ndryshme, mes të tjerash edhe video e atentatit ndaj Plarent Dervishaj dhe miqve të tij Julian Mecaj e Bashkim Haxhiu, të cilët pavarësisht breshërive të dhjetëra plumbave arritën te mbijetonin.
Gjithashtu KPK thekson së në celularin e Ndojas është zbuluar edhe një video me disa persona që djegin një automjet. KPK thotë se Plarent Dervishaj dhe miqtë e tij janë aktualisht nën hetim nga SPAK-u për çështjen e Ndojës dhe akuzohen nga prokurori si urdhëruesit e sulmit ndaj tij.
Në lidhje me videot e gjetura, Komisionit thotë se “Nuk është e qartë se kush ia ka dërguar videon subjektit të rivlerësimit dhe nëse është dërguar në të njëjtën ditë kur ka ndodhur sulmi ndaj Dervishajt, apo një moment të mëvonshëm. Arjan Ndoj po udhëtonte nga Durrësi në Tiranë me automjetin e tij që drejtohej nga Andi Maloku dhe mikun e tij Aleksandër Laho alias Pëllumb Muharremi i njohur me nofkën Rrumi, ky iu fundit një personash më shumë dritëhije i botës së krimit”.
Te mbikalimi i Shkozetit, automjeti i prokurorit u sulmua me breshëri plumbash, ku ai dhe “Rrumi” mbetën të plagosur, ndërsa shoferi Andi Maloku ndërroi jetë pak ditë më vonë në spitalin e Traumës.
Në celularin e Rrumit thotë gjithashtu KPK, janë zbuluar “dy foto të një personi me kapele që nuk identifikohen dhe që duket se i ka në dispozicion”.