Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirijan Celibashi në një komunikim për mediat i është përgjigjur deklaratës të PS, lidhur me mosfunksionimin e pajisjes elektronike pasi iu kërkua që institucioni të kërkojë ndjesë publike qytetarëve.
Celibashi tha se KQZ e njeh përgjegjësinë dhe theksoi se deklaratat e PS mund të jetë dhe thirrje për ta tërhequr institucionin në një debat.
“Ajo që konsiderohet si problematikë për pajisjet ka cenuar një interes themelor, patjetër që ne mund t’i themi njohim përgjegjësinë. Nëse kjo ka ndikuar tek qytetarët, e kemi kërkuar ndjesën. Nuk e di se çfarë kërkon pala se çfarë duhej bërë ndryshe, apo kërkon ta tërheqë KQZ-në në një debat.” – tha Celibashi
Ndër të tjera nënkryetarja, Lealba Pelinku tha se KQZ është informuar lidhur me problematika dhe se nuk ka shqetësime lidhur me sigurinë e votës: “Kemi kontraktuar me operatorët dhe i kemi kërkuar se çfarë ka ndodhur, dhe të gjithë ata kanë informuar se bëhej fjalë për kategori të moshave të treta, dhe na kanë garantuar siguri në procesin e votimit.”