Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka gjobitur me 2 milionë lekë Radio Televizionin Shqiptar, pasi kanë transmetuar reklama politike ditën e heshtjes zgjedhore, më 24 prill.
Lajmi u bë i ditur nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.
“2 milionë lekë gjobë për RTSH, ky vendim hy në fuqi menjëherë dhe postohet në fletoren zyrtare, kundër këtij vendimi mund të ankimohet në Kolegjin Zgjedhor, brenda 5 ditëve nga hyrja në fuqi”, tha Celibashi.