Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka ngritur shqetësimin se bashkitë nuk kanë përmbushur detyrimin për njoftimin me shkrim të zgjedhësve. Në një njoftim për mediat, bëhet me dije se janë 40 bashki që kanë raportuar fillimin e procesit të njoftimit me shkrim të zgjedhësve.
“Bashkitë Bulqizë, Durrës, Elbasan, Fier, Gramsh, Mirditë, Pogradec, Prrenjas, Roskovec, Shkodër, Tiranë, Dimal kanë raportuar në dinamikë për ecurinë e procesit të njoftimit të zgjedhësve. Nga këto Bashki vetëm 5 Bashki kanë raportuar për të gjitha njësitë administrative dhe këto janë bashkitë Mirditë, Pogradec, Roskovec, Shkodër dhe Dimal.
Vetëm Bashkitë Durrës, Elbasan dhe Fier kanë raportuar periodikisht për njësitë administrative me të dhëna të plota sipas kërkesës së KQZ-së për periudhën e raportimit.
Bashkitë të cilat nuk kanë dërguar informacion për ecurinë e procesit të njoftimit me shkrim të zgjedhësve janë:
- Bashkia Berat
- Bashkia Dibër
- Bashkia Vau dejës
- Bashkia Pukë
- Bashkia Fushe Arrëz
- Bashkia Has
- Bashkia Lezhë
- Bashkia Kurbin
- Bashkia Shijak
- Bashkia Peqin
- Bashkia Librazhd
- Bashkia Patos
- Bashkia Kuçovë
- Bashkia Poliçan
- Bashkia Maliq
- Bashkia Pustec
- Bashkia Përmet
- Bashkia Memaliaj
- Bashkia Vlorë
- Bashkia Delvinë
- Bashkia Sarandë