KQZ i dha 48 orë kohë/ Bardhi: Nuk do të ketë asnjë plotësim dokumentacioni

Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me vendimin e KQZ-së për t’i dhënë grupimit të Alibeajt 2 ditë kohë për plotësuar dokumentacionin. Ky i fundit nevojitet për regjistrimin e PD-së në zgjedhjet e 14 majit.

Bardhi bëri me dije se nga ana e tyre nuk do të ketë asnjë plotësim dokumentacioni, pasi ai i dorëzuar prej tyre konsiderohet i plotë.

“PD ka dorëzuar dokumentacionin e plotë ligjor për regjistrim. Deklaratat e sotme politike të KQZ nuk kanë asnjë lidhje me ligjin, por janë formalizim i një vullneti politik ekstraligjor. Nuk do të ketë asnjë plotësim dokumentacioni sa kohë ai është dorëzuar i plotë!” – shkruan Bardhi

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *