Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka miratuar ditën e sotme dhënien e mandatit për deputetët e Partisë Demokratike, Oriela Nebiaj dhe Petrit Doda.
“KQZ ka kërkuar informacion nga zyra e gjendjes civile, që s’ka kthyer përgjigje. Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Gjyqësore rezulton se nuk është i dënuar me vendim penal të formës së prerë. Mandati i Rushajt, i përket Petrit Dodës. Miratohet dhënia e mandatit të deputetit të Petrit Doda.
Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Gjyqësore ka dërguar verifikimet ku rezulton se nuk është i dënuar me vendim penal të formës së prerë. Mandati i Dumës, i përket Oriela Nebiajt. Miratohet dhënia e mandatit të deputetit Oriela Nebiaj”, tha përfaqësuesi i KQZ-së.
Kujtojmë se Ori Nebiaj do të zëvendësojë Grida Dumën, e cila la mandatin e deputetes për t’u angazhuar në botën e televizionit. Doda do të futet në Kuvend pas largimit të Alfred Rushajt i cili hoqi dorë nga mandati i deputetit për arsye personale.