Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka zyrtarizuar rezultatet e zgjedhjeve të pjesëshme në Himarë, ku kandidati i propozuar nga Partia Socialiste e Shqipërisë, Vangjel Tavo, fitoi me 58.62% të votave. Tavo arriti të siguronte 5022 vota në krahasim me kundërshtarin e tij nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, Petraq Gjikuria, i cili mori 3545 vota, duke zënë 41.38% të totalit të votave.
Procesi i numërimit u zhvillua pa incidente të mëdha, me KQZ-në që monitoroi në kohë reale ecjen e votave në faqen zyrtare të internetit dhe Aplikacionin e KQZ-së.