KQZ lë Qerim Ismailajn në fletën e votimit/ PD ankimon vendimin

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi vendosi ditën e shtunë të lërë në fletën e votimit Qerim Ismailajn. Ky i fundit është kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë Mallakastër. KQZ e dërgoi Ismailajn paralelisht edhe për hetim të thelluar në Prokurori.

Partia Demokratike pretendon se Ismailaj nuk duhet të jetë kandidat për shkak të problemeve që ka me ligjin dhe kërkon çregjistrimin e tij.

Ankimimi:

Shfuqizimin e vendimit nr.366, datë 15.04.2023 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve “Shqyrtimin e kërkesës së Partisë Demokratike dhe verifikimin e të dhënave në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues Z.Qerim Ismailaj, kandidat për Kryetar të Bashkisë Mallakastër i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë” për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023”.

Ndalimin e kandidimit për Kandidatat për Kryetar Bashkie të Mallakastrës shtetasit Qerim Ismail Ismailaj të propozuar nga Partia Socialiste e Shqipërisë.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *