Kosta Garo do të garojë si kandidat për bashkinë Dropull nën siglën e Partisë ‘Nisma Thurje’. Ky është vendimi i marrë nga Kolegji Zgjedhor që vendosi të pranojë ankimimin e Partisë ‘Nisma Thurje’.
Vendimi u mor pasi ‘Nisma Thurje’ ankimoi vendimin e KAS që vendosi të mos e regjistrojë Garon për të garuar në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023.
Vendimi u mor një ditë më parë nga trupi gjykues i Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor, i përbërë nga gjyqtarët:
1. Marsela Dervishi (Relatore);
2. Esmeralda Xhili (Anëtare);
3. Emona Muҫi (Anëtare);
4. Blerona Hasa (Anëtare);
5. Alma Kolgjoka (Anëtare).