KQZ ka miratuar kërkesën e Partisë së Lirisë dhe Partisë Socialiste për regjistrimin në zgjedhjet vendore të 14 majit.
Në rendin e ditës së sotme ishte kërkesa e regjistrimit për 7 parti. Ndërsa një ditë më parë u miratua kërkesa për regjistrimin e 42 partive të tjera.
Pas këtij regjistrimi paraprak, në 15 mars aplikohet për koalicionet dhe më pas, më 27 mars depozitohet lista e kandidatëve për kryetar bashkie dhe lista shumë-emërore e kandidatëve për këshillat bashkiak.