KQZ ndan fondet e 2023, ja sa përfiton secila parti

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka ndarë fondet për partitë politike për vitin 2023. Përcaktimi është bërë bazuar mbi numrin e deputetëve në Kuvendin e vitit 2021.

Partia Socialiste është forca politike e cila përfiton fondin më të madh, me shifrën 151.494.783 lekë. Më pas, fondin e dytë më të madh e merr Partia Demokratike zyrtare, 106.661.181 lekë, ndërsa vendin e tretë e zë Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet, e cila përfiton 9.753.567.

Ndërkaq, Partia e Lirisë përfiton 15.577.215 lekë.

Të premten, do të ndahet një buxhet tjetër 100 milionë lekë të rinj posaçërisht për fushatën zgjedhore.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *