Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve është mbledhur dhe ka ndarë komisionerët që do të kenë partitë politike në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.
Partia Socialiste do të ketë 3 antarë si e vetmja parti e shumicës parlamentare, PD 2 anëtarë dhe LSI 1 anëtar, si parti të opozitës parlamentare.
Partitë e tjera parlamentare PDIU dhe PSD nuk do të kenë përfaqësues.
Ndërkohë vijojnë përgatitjet për zgjedhjet e 6 marsit, pasi të gjitha subjektet politike kanë deklaruar pjesëmarrjen në zgjedhje.
/Priza.al/