Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka deklaruar se në prag të zgjedhjeve të 14 Majit ka mungesë të operatorëve.
I ftuar në Euronews, Celibashi u shpreh se pagesat për një ditë pune shkojnë deri te 100€ por sërish ka mungesa.
“Për rekrutimin e operatorëve nuk jemi të qetë sepse është e vështirë. Pavarësisht se pagesa për një ditë pune është relativisht e mirë, diku tek 100€ në ditë prapë ka mungesa. Ne do të synojmë të marrim ata operatorë që kemi pasur dhe një vit më parë”, u shpreh ai.
Celibashi tregoi se në bazë të testimeve rezulton se nuk ka interes për t’u bërë pjesë e personelit.